
Kina do të anulojë përjashtimin e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike amerikane që vizitojnë Hong-Kongun dhe Macau-n, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione financiare dhe një ndalim udhëtimi për dhjetëra zyrtarë kinezë.
Pekini gjithashtu do të zbatojë sanksione reciproke ndaj disa zyrtarëve amerikanë, anëtarëve të Kongresit, personelit në organizata joqeveritare dhe anëtarëve të familjes së tyre, për sjelljen "e ulët" në Hong-Kong, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, në një konferencë shtypi.
Kina i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të mos shkojnë më tej në këtë "rrugë të rrezikshme dhe të gabuar", shtoi Hua.
Ajo nuk pranoi të jepte asnjë emër të të penalizuarve, ose të thoshte se kur do të fillonin sanksionet.
Shtetet e Bashkuara iu vendosën të hënën sanksione financiare dhe ndalim të udhëtimit mbi 14 zyrtarëve kinezë, për rolin e tyre në miratimin e një ligji të sigurisë kombëtare për Hong-Kongun, dhe mbi skualifikimin nga Pekini të ligjvënësve të zgjedhur të opozitës, muajin e kaluar në Hong-Kong. (A2 Televizion)