Përfundon pa marrëveshje takimi Johnson-Von der Leyen: Ka ende boshllëqe të mëdha

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 09:45 | Bota
Përfundon pa marrëveshje takimi Johnson-Von der Leyen: Ka ende

Ka përfunduar pa marrëveshje darka e kryeministrit britanik, Boris Johnson, me shefen e BE-së, Ursula von der Leyen, që synon thyerjen e ngërçit tregtar të Brexit.

Downing Street tha se mbeten shumë boshllëqe, por bisedimet do të vazhdojnë deri të dielën, nëse mund të arrihet një marrëveshje.

Zonja von der Leyen tha se të dyja palët ishin ende "larg njëra-tjetrës".

Bisedimet midis kryenegociatorit të Mbretërisë së Bashkuar Lord Frost dhe Michel Barnier të BE-së do të rinisin në Bruksel më vonë.

Në takimin 3-orësh të darkës midis dy udhëheqësve, morën pjesë edhe të dy negociatorët, ndërsa afati për të arritur një marrëveshje është përpara 31 dhjetorit.

Mospajtimet kryesore mbeten mbi të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurrencës së biznesit dhe zbatimi i një marrëveshjeje tregtare. Darka u pa si një mundësi e fundit për të punuar në pikat kryesore dhe që palët të përpiqeshin të gjenin gjuhën e përbashkët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos