Kina u premton miliona vaksina të koronavirusit vendeve të tjera në botë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 07:46 | Bota
Kina u premton miliona vaksina të koronavirusit vendeve të tjera

Në muajt e ardhshëm, Kina do të dërgojë miliona doza të vaksinave Covid-19 në vendet që kanë kryer provat e fazës së fundit për kandidatët e saj kryesorë.  

Udhëheqësit kinezë kanë premtuar një listë në rritje të përparësisë së vendeve në zhvillim për vaksinat e saj të suksesshme.

Kjo fushatë globale, i jep Kinës një mundësi për të riparuar imazhin e saj, i cili u dëmtua gjatë shpërthimit të koronavirusit. Në vend që të fajësohet për përhapjen fillestare të virusit, tani mund të vlerësohet potencialisht për ndihmën që mund t'i japi fund pandemisë.

Vaksinat mund të përdoren nga Pekini si "një instrument për politikën e jashtme, për të promovuar fuqi të butë dhe për të projektuar ndikim ndërkombëtar", tha Yanzhong Huang, një anëtar i vjetër për shëndetin global në Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme me bazë në Uashington.

Më herët, përpjekjet e Kinës për të dhuruar maska ​​dhe furnizime të tjera, për vendet e goditura rëndë nga virusi, u njollosën nga raportet e furnizimeve për cilësi të dobët dhe akuzave se Pekini po fillonte një fushatë dezinformimi për të ndryshuar narrativën e koronavirusit.

Diplomacia e vaksinave të Pekinit, tha Huang, mund t'i japë një shans tjetër Kinës.

Kina ka aktualisht pesë kandidatë për vaksinën e koronavirusit, nga katër kompani të cilat kanë arritur fazat 3 të provave klinike, hapi i fundit dhe më i rëndësishëm i testimit para se të kërkohet miratimi i rregullatorit.

Duke eliminuar kryesisht koronavirusin brenda kufijve të tij, prodhuesve kinezë të ilaçeve iu desh të kërkonin jashtë vendit për të provuar efikasitetin e vaksinave të tyre. Së bashku, ata kanë mbështetur provat e fazës 3 në të paktën 16 vende.

Në shkëmbim, shumë prej vendeve pritëse iu është premtuar qasje e hershme në vaksinat e suksesshme.

Krahasuar me Pfizer dhe Moderna, vaksinat kineze kanë një avantazh thelbësor, pasi shumica e tyre nuk kërkojnë temperatura të ngrirjes për ruajtje, duke e bërë transportin dhe shpërndarjen shumë më të lehtë, veçanërisht në vendet në zhvillim që nuk kanë kapacitete të ftohjes.

Fushata globale e vaksinave të Kinës është në kontrast të plotë me qasjen e administratës Trump, "Amerika e para", e cila përqendrohet në vaksinimin e qytetarëve të saj para atyre në vendet e tjera.

Në tetor, Kina iu bashkua një nisme globale të mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të siguruar shpërndarjen e shpejtë dhe të drejtë të vaksinave Covid-19 në vendet e pasura dhe të varfra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos