Kishin dalë për gjah, 18-vjeçari vret shokun

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 16:10 | Kronikë
Kishin dalë për gjah, 18-vjeçari vret shokun

Një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar nga shoku i tij ndërsa kishin dalë për gjah. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, në Maqellarë të Dibrës.

Policia thotë se autori, vetëm 18 vjeç, dyshohet se e ka qëlluar nga pakujdesia shokun, i cili fillimisht është plagosur e më pas ka ndërruar jetë në spital.

I riu është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme hetimore, që do të zbardhin dinamikën e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos