Në pranga 9 “hakera”, morën nëpërmjet mashtrimit 38 mijë euro

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 11:45 | Kronikë
Në pranga 9 “hakera”, morën nëpërmjet mashtrimit

9 persona ranë në prangat e policisë pasi kishin arritur të merrnin 38 mijë euro nëpërmjet mashtrimit kompjuterik.

Operacioni i nisur 5 muaj më parë u finalizua me kapjen e një 28-vjeçari për të cilin gjykata kishte dhënë masën e arrestit me burg.

Sipas bluve, të rinjtë e arrestuar për një periudhë 1-vjeçare, kanë ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social “Facebook”, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.

Me anë të mashtrimit, ata kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe kanë përfituar në total 38 000 euro. Policia dyshon se të përfshirë ka dhe persona të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos