
Një banesë është përfshirë nga flakët, në orët e parë të mëngjesit, të së enjtes, në zonën e Saukut në Tiranë.
Zjarri ka rënë rreth orës 06:30 në katin e banesës së shtetasit I. Ll. Fatmirësisht, njerëzit që ndodheshin brenda u evakuuan në kohë dhe nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)