Vrau qiramarrësin, pranga 44-vjeçarit në Berat

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 11:18 | Kronikë
Vrau qiramarrësin, pranga 44-vjeçarit në Berat

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar, në orët e para të mëngjesit, të së enjtes, pranë hyrjes së një lokali në Berat.

Policia e Shtetit bën me dije se në fshatin “Goraj”, 44-vjeçari Vangjel Porovina ka qëlluar me breshëri automatiku shtetasin Ajet Guneli duke e lënë të vdekur në vend.

Falë reagimit të menjëhershëm të policisë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vrasjes si dhe arma e krimit.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, shtetasi Vangjel Polovina i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit Guneli dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të, pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe e ofendonte përditë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos