
Një person ka mbetur i lënduar, në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Durrësit si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në një apartament në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar, ku ka mbetur i lënduar F. B., 75 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje. Po hetohet për shkaqet e shpërthimit të bombolës. (A2 Televizion)