Kishte 17 gjoba dhe tentoi të korruptonte policin, arrestohet

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 13:38 | Kronikë

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi ka tentuar të korruptojë një efektiv të Policisë Rrugore.

“Në funksion të kontrolleve policore parandaluese, nga rrugorët e kryeqytetit është arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, drejtuesi i mjetit me iniciale A. S., 31 vjeç, i cili pas verifikimit se mjeti që ai drejtonte rezultonte debitor me 17 masa administrative të pashlyera, me qellim shmangien e sanksioneve ligjore të parashikuara për shkeljen, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë të caktuar lekësh”, bën të ditur policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos