Një 42 vjeçar u arrestua nga policia në zonën e Orikumit në Vlorë pasi po transportonte në mënyrë të paligjshme disa emigrantë sirianë.
Në kuadër të operacioni “bypass” u arrestua 42 vjeçari E.Q. i cili në furgonin e tij të mallrave tip Benz kishte futur 12 emigrantë sirianë me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në afërsi të "Rrethrrotullimit të Orikumit".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. (A2 Televizion)