Kishte simpati për Iranin dhe Hezbollahun, identifikohet autori i sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

Nga A2 CNN
13 Gusht 2022, 09:32 | Bota

Autoritetet amerikane kanë identifikuar autorin e sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie, që u godit disa herë me thikë gjatë një konference letrare në Nju Jork.

Bëhet fjalë për Hadi Matar, një 24-vjeçar nga Nju Xhersi, i cili simpatizon regjimin iranian dhe organizatën terroriste libaneze Hezbollah. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, pasi fillimisht u neutralizua nga të pranishmit në konferencë.

https://a2news.com/2022/08/12/sulm-me-thike-ne-nju-jork-plagoset-shkrimtari-i-njohur/

Aktualisht, shkrimtari Salman Rushdie ndodhet në spital dhe rrezikon të humbasë njërin sy, ndërkohë që është dëmtuar edhe në mëlçi.

75-vjeçari Salman Rushdie është i njohur për shumë romane dhe novela, por ka qenë vepra “Vargjet satanike”, e botuar në vitin 1988, ajo që i ka dhuruar famën botërore duke e shndërruar në një objektiv të ekstremistëve islamikë për qasjen e tij kritike ndaj asaj feje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/12/e-ka-shpetuar-nje-polic-shkrimtari-salman-rushdie-i-mbijeton-sulmit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos