
Investitorët e huaj dhe ata në vend e konsiderojnë Shqipërinë si një nga vendet më pak tërheqëse për të bërë biznes në rajon. Një perceptim që qeveria kërkon tanimë ta ndryshojë.
Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ku krahas aktorëve shtetërorë, marrin pjesë edhe dhoma dhe shoqata të ndryshme biznesi, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, deklaroi se po punohet për një plan strategjik që adreson 194 shqetësime të ngritura nga sipërmarrja.
Puna që nisi në paketën fiskale të këtij viti për heqjen e përjashtimeve fiskale të kërkuara nga FMN do të vazhdojë. Por ministrja premtoi se këtë vendimmarrje do të përfshihet edhe biznesi, që ndryshimet e shpeshta fiskale I ka konsideruar gjithmonë një shqetësim.
Pas konsultimeve, paketa me ndryshimet e duhura ligjore pritet të hartohet deri në fund të Qershorit, në mënyrë që parlamenti ta miratojë atë brenda këtij viti. (A2 Televizion)