Midis realitetit dhe mitit, rrëfimtari i historive nga vendbanimet me gjurmë arbëreshe

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 11:32 | Kronikë
Midis realitetit dhe mitit, rrëfimtari i historive nga vendbanimet me

Ata jetojnë në 20 krahina të Italisë, por thuajse të gjithë janë përpjekur të ruajnë identitetin e tyre.

Flasim për arbëreshët, për sfidën e tyre drejt përshtatjes me atdheun e ri, pa harruar gjuhën, muzikën, vallet dhe shumëçka nga kultura e tyre. Historinë emigruese të arbëreshëve e sjell në një hartë ku nuk mungon ekonomia, kultura, historia dhe kontributi i tyre, Fatmir Toçi.

Në muzeun Historik Kombëtar ku ka vendosur ta prezantojë këtë vepër janë bërë bashkë edhe studiues të njohur që e kanë vlerësuar këtë libër si një ndër botimet më të mira për arbëreshët. Ndonëse jo të pranishëm, akademiku Rexhep Qosja, historiani Pëllumb Xhufi dhe studiuese Mateo Mandalaja janë disa nga emrat që na sugjerojnë ta kemi në bibliotekën tonë këtë vepër.

Në libër është trajtuar edhe prania e ngulimeve arbëreshe në 17 krahina të Italisë së sotme, me hartën përkatëse për secilën provincë, si dhe listimi i 537 vendbanimeve me gjurmë arbëreshe nga 50 të tilla që njihen zyrtarisht sot.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos