
Vendimi i klubit për të mos afruar asnjë përforcim në merkaton e verës, nuk ka kaluar pa u komentuar nga tifozët e Malagas, të cilët kanë bërë një gjest me të vërtetë të veçantë.
Në formë ironike, fansat e klubit që militon në Liga 2 shkuan në aeroport dhe zgjodhën turistin e parë që zbriti, si “lojtarin” më të ri, të cilin e përshëndetën dhe i dhanë një bluzë dhe shallin e ekipit.
Turisti, në fakt, mbeti tepër i habitur kur u rrethua nga turma e tifozëve, por zgjodhi të ndiqte të gjitha kërkesat e tyre, që krijuan dhe një pamje qesharake. (A2 Televizion)