Real pret deri në fund Mbappe, Parisi kërkon 250 milionë euro

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 12:13 | Futboll
Real pret deri në fund Mbappe, Parisi kërkon 250 milionë euro

Telenovela e verës me emrin Kylian Mbappe duket se nuk ka përfunduar akoma. Real Madrid është gati për të bërë dhe sforcon e fundit që të sigurojë francezin në Santiago Bernabeu.

Siç raportojnë mediat në Spanjë,  madrilenët do të tentojnë të bindin Paris Saint Germain me një ofertë prej 120 milionë eurosh, shifër kjo shumë herë më e ulët nga pretendimet e  francezëve. Kampionët e Parisit e kanë theksuar disa herë se nuk pranojnë asnjë klub që ofron më pak se 250 milionë euro.

Kjo është vlera e kartonit të lojtarit në treg dhe nëse një klub shfaq interes për të. Atëherë duhet të paguajë shumë stratosferike.

Megjithatë Reali ka në favor faktin se nëse francezët refuzojnë ofertën e tyre deri në orët e fundit të merkatos së verës, atëherë lojtari do të largohet si futbollist i lirë pas një viti, diçka të tillë presidenti Al Khelaifi vështirë se do ta mendonte. 

Spanjollët janë besimplotë se situata që lojtari ndodhet është në favorin e tyre. Mungesa e alternativave në treg, do të bëjë që Parisi të dorëzohet në fund dhe do ta lë të lirë Mbappen të shkojë në Madrid. Pak ditë më parë lojtari refuzoi dhe ofertën prej 300 milionë eurosh nga Arabia Saudite duke ripërsëritur se dëshira e tij është vetëm Real Madrid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos