Koalicioni opozitar zyrtarizon emrin, PD ruan siglën

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 17:01 | Politikë

Zyrtarizohet marrëveshja përfundimtare për koalicionin opozitar.  Në momentet e fundit është ndryshuar emri i koalicionit nga “Shqipëria fiton”në  “Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim”. Në këtë mënyrë PD ka ruajtur emrin e vet dhe siglën e vet duke lehtësuar identifikimin nga elektorati.

Marrëveshja është firmosur nga Fatmir Mediu,  Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Bamir Topi, Nard Ndoka dhe të tjerë opozitarë.

Emri i ri i koalicionit është gati identik me atë të vitit 2009, ku garoi nën siglën e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/24/aleatet-firmosen-ne-pd-marreveshjen-e-koalicionit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos