
Albin Kurti dhe Isa Mustafa po takohen në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Dy liderët po diskutojnë për finalizimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje pas replikave të ndryshme në distancë.
Ndërsa më përpara, Kurti ndërpreu mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën pritej të caktohej i nominuari që do të marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Kjo mbledhje do të vazhdojë të mërkurën, kur skadon dhe afati i dhënë nga Presidenti Hashim Thaçi për të dorëzuar zyrtarisht emrin e të nominuarit.
Këto zhvillime vijnë pas takimit konsultues mes kreut të shtetit dhe liderit të Vetëvendosjes një ditë më parë. (A2 Televizion)