Negociatat me Vetëvendosjen, kryetari Mustafa mbledh grupin parlamentar të LDK-së

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 15:22 | Kosova
Negociatat me Vetëvendosjen, kryetari Mustafa mbledh grupin parlamentar

Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillon një mbledhje të grupit parlamentar, që do të pasohet nga ajo e kryesisë së partisë.

Këto takime janë thirrur nga kryetari, Isa Mustafa, për të diskutuar lidhur me koalicionin për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përfaqësuesit e kësaj partie nuk dhanë asnjë prononcim për mediat, ndërsa pritet një konferencë për shtyp në përfundim të takimeve. Ndërkohë, me 26 dhjetor, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes u zgjodh kryetar I kuvendit të Kosovës me votat e LDK-së.

Ndërsa sot, presidenti Hashim Thaçi do të mandatojë Albin Kurtin për formimin e qeverisë së ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos