
Nxënësit e klasave të para në disa shkolla të vendit, vitin e ri mësimor që do të nisë në shtator do të mësojnë një gjuhë të re, atë të kodimit.
Por si do të zhvillohet kjo lëndë, duke pasur parasysh vështirësitë e mëdha që mbart procesi i programimit kompjuterik?
Ekspertë të arsimit shprehen skeptikë. Infrastruktura është ajo që u shton dyshimet. Madje, skepticizmi i tyre përfshi edhe burimet e nevojshme njerëzore. Këtij shqetësimi i bashkohen edhe ekspertë të teknologjisë së informacionit.
Sipas ministres për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, lënda e kodimit do të nisë si projekt pilot në 10 shkolla të vendit dhe nëse procesi rezulton i suksesshëm do të shtrihet edhe më tej. (A2 Televizion)