Koha e keqe, vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi

Nga A2 CNN
26 Shtator 2020, 10:17 | Aktualitet
Koha e keqe, vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi

Moti i paqëndrueshëm ka krijuar vonesa në nisjen e trageteve nga Porti i Durrësit në drejtim të porteve të Italisë. Tragetet e parashikuar për t’u nisur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar, kanë arritur të nisen vetëm mëngjesin e të shtunës nga Porti i Durrësit, për shkak të erës së fortë dhe forcës së detit që ka qenë 6 në Gjirin e Durrësit dhe 7, shkalla Boufort, në det të hapur.

Ndërkohë nuk janë hasur probleme në hyrjen e trageteve të nisur nga portet fqinje në oraret e parashikuara. Situatë më e qëndrueshme raportohet në anën tjetër të Adriatikut dhe deri në këto momente, përpunimi i anijeve tregtare vijon pa probleme.

Të premten në mbrëmje, Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se gjatë natës era do të arrinte në shpejtësi deri në 33 milje në orë, ndërsa dallgët deri në 3 metra lartësi. Për këtë, autoritetet kërkuan kujdes dhe masa të shtuara sigurie për të parandaluar rreziqet që shtojnë kushtet e rënduara të motit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/26/ere-me-shpejtesi-33-milje-ne-ore-dhe-dallge-deri-ne-3-metra-drejtoria-e-pergjithshme-detare-paralajmeron-per-perkeqesimin-e-motit-ne-vend/
https://a2news.com/2020/09/25/moti-i-keq-ne-fundjave-paralajmerohen-per-permbytje-5-prefektura-ne-vend/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos