
Gentian Malindi, biznesmeni nga Durrësi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, do të vazhdojë me të njëjtën masë sigurimi, atë të arrestit me burg.
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda nuk ndryshoi masën e sigurisë për Gentian Malindin, i dyshuar për trafikimin e 137 kg kokainë me kontejnerë të nisur nga Ekuadori në portin e Pireut. Në proces, Malindi mbrohet nga babai i tij avokat, i cili tha se djali i tij do të dorëzohet së shpejti: "Po, do të dorëzohet kur të plotësohen provat dhe ne të bëjmë dorëzimin e kërkesës penale për falsifikim e shpërdorim detyre ndaj Ardi Veliut, drejtorit të policisë dhe një oficeri policie. Kur të vërtetohen këto, do të nxjerr djalin të japë deklarime e të arrestohet pastaj. Nuk është pyetur akoma Altin Myslihaka, do bëhet ballafaqimi".
Më 19 shtator 2019, në Portin eDurrësit u kapën 4 kontejnerë të nisur nga Ekuadori ku ishte fshehur 137 kilogramë kokainë. Autoritetet amerikane dhe policia greke zbuluan ngarkesën në Portin e Pireut dhe para mbërritjes së saj në Shqipëri zëvendësuan kokainën duke mbushur pakot me oriz.
Në arrest përfunduan punonjësit e
portit, Ardian Bega dhe Altin Myslihaka. Prokurorët thanë se kanë nisur letërporosi
në Greqi për të marrë informacion mbi çdo lëvizje dhe të dhënë të rrjetit të
trafikut.
(A2 Televizion)