Autoritetet e Marinës në Zelandën e Re bëjnë me dije se kanë gjetur në Oqeanin Paqësor një sasi tepër të madhe lënde narkotike të llojit kokainë, e cila mendohet të jetë hedhur nga transportuesit, për t’u tërhequr më pas nga trafikantët vendas.



Sipas të dhënave, në det u gjetën të lidhura me bova rreth 3.2 tonë kokainë, të cilat mendohet të kenë pasur si destinacion tregun e Australisë pasi për Zelandën e Re një sasi e tillë lënde narkotike mund të konsumohet vetëm në 30 vite.
Mbi lëndën narkotike u gjetën foto të “Batman” dhe "Tërfili me 4 fletë", që mendohet se iu përkasin karteleve që i kanë prodhuar në Amerikën Latine. Sipas vlerësimeve, droga e sekuestruar nëse do të arrinte në treg do të vlerësohej mbi 316 milionë dollarë.
“Kjo është sasia më e madhe e drogave të paligjshme nga agjencitë e Zelandës së Re”, tha zyrtari i policisë së Zelandës së Re, Andreë Coster. "Është më shumë sesa do të përdorte Zelanda e Re në 30 vjet," shtoi ai.
Autoritetet nuk dhanë detaje të operacionit apo se si e gjetën drogën, por shpjeguan se partnerët e tyre në grupin e inteligjencës kishin ofruar ndihmë. (A2 Televizion)