Kolaudimi i makinave, mjetet e vjetra mund të rikthehen çdo vit për kontroll

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 17:46 | Aktualitet
Kolaudimi i makinave, mjetet e vjetra mund të rikthehen çdo vit

Kolaudimi për mjetet e vjetra mund të rikthehet sërish një herë në vit, si një masë për të rritur sigurinë rrugore.

Prej 1 viti e gjysmë, ndryshimet në kod e kanë bërë kontrollit teknik të detyrueshëm për makinat vetëm çdo dy vjet. Por masa që u mor për të shmangur radhët dhe shqetësimin e drejtuesve, krijoi edhe neglizhencë në mirëmbajtje.

Drejtori i përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, deklaron për A2 CNN se do të shihet gjendja e makinave që rikthehen në kolaudim dhe më pas do të vendoset nëse mund të rritet shpeshtësia e kontrolleve për një kategori të caktuar.

https://a2news.com/2022/08/25/ulja-e-kilometrave-te-makines-kolaudimi-nxjerr-shkeljet-informacion-per-bleresit/

Çdo vit, flota e automjeteve në vendin tonë rritet me 40-50 mijë makina dhe mjete të tjera. Gonxhja nuk përjashton mundësinë e liberalizimit të shërbimit të kolaudimit në të ardhmen, me kushtin që të ruhen standardet e kontrollit.

Shërbimi i kontrollit teknik iu rikthye shtetit vitin e kaluar pas një koncesioni 11-vjeçar. Kompania koncesionare u akuzua për moszbatim të disa kushteve të koncesionit, si dorëzimi në gjendje pune i pikave të kontrollit teknik, duke detyruar shtetin të bënte një ndërprerje të përkohshme të këtij shërbimi.

Megjithatë, kontrata e hartuar në disfavor të shtetit, e bën të pamundur ndjekjen ligjore të këtyre shkeljeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos