Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin Besim Hajdarmataj

Nga A2 CNN
4 Gusht 2021, 10:40 | Aktualitet
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin Besim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.

 Sipas KPA-së, Hajdarmataj ka mungesë burimesh financiare për vitet 2010-2013, si dhe ka pasur kontakte me dy persona me precedentë penalë.

KPA-ja gjithashtu, argumentoi se në disa dosje janë vërejtur ndërhyrje nga ana e Hajdarmatajt jashtë kompetence e në një procedim të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda nuk ka vepruar në cilësinë e drejtuesit, duke qenë pasiv.

Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda ka mohuar gjetjet e KPA-së gjatë gjithë procesit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Në vitin 2019, Hajdarmataj kaloi me sukses procesin fillestar të vetting-ut, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) që e konfirmoi në detyrë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/03/28/marku-hajdarmataj-dosjet-e-nxehta-qe-cuan-ne-perplasje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos