Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrton 180 çështje emergjente

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 15:11 | Aktualitet
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrton 180

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pas rifillimit të veprimtarisë, ka gjykuar në dhomë këshillimi çështjet që, për shkak të karakterit të tyre specifik, përbënin emergjencë për aktivitetin gjyqësor jo vetëm të Gjykatës së Lartë, por edhe për gjykatat e rretheve gjyqësore dhe të apelit.

Në çështjet e shqyrtuara përfshihen zgjidhja e mosmarrëveshjeve për kompetencë ndërmjet gjykatave, rekurset lidhur me masat e sigurimit, lidhur me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ekstradimet, kërkesat për përjashtime të gjyqtarëve, etj.

Megjithëse me përbërje jo të plotë, por duke alternuar punën edhe me gjyqtarët e dy kolegjeve të tjera, atij civil dhe administrativ, kolegji penal deri tani ka shqyrtuar të gjitha çështjet emergjente të mbetura pezull, (180 çështje) duke bërë që gjykimi i tyre të kthehet në normalitet, në respektim të afateve të ligjit procedural penal.

Veç të tjerave, ky kolegj ka organizuar punën për fillimin e shqyrtimit të çështjeve të themelit të cilat, për shkaqe tashmë të njohura, kanë mbetur pa u gjykuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos