Ndërhyrjet në ujësjellësin e Kukësit, ndërpriten dhjetëra lidhje të paligjshme

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 11:37 | Aktualitet
Ndërhyrjet në ujësjellësin e Kukësit, ndërpriten

Bashkia e Kukësit dhe Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.  

Vetëm në ditën e parë të këtij aksioni janë konstatuar 44 lidhje të jashtëligjshme në tubacionin kryesor të ujësjellësit. Për të gjitha rastet e konstatuara krahas prerjes së lidhjeve janë proceduar sipas ligjit edhe autorët e këtyre shkeljeve.

Ndërkohë për të gjithë ata që kanë vetëdeklaruar lidhjet e paligjshme është shmangur procedura e ndjekjes penale.

Në ndihmë të Task Forcës është dhe një aparaturë gjurmimi për konstatimin e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, e siguruar enkas për këtë aksion. Aksioni do të vazhdojë  deri në ndërprerjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme në linjat e ujësjellësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos