
Në Rrogozhinë do të përsëriten sërish zgjedhjet për kryetarin e bashkisë. Kolegji Zgjedhor vendosi në favor të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.
Përfaqësuesit ligjorë të dyshes Berisha -Meta kundërshtuan rezultatin e 14 majit, kur u shpall fitues Edison Memolla, kandidati i PS, me argumentin se kutia e fundit që i dha fitoren atij ishin votat e të burgosurve.
KQZ pranoi kërkesën për rinumërim dhe nga hapja e kutive diferenca e socialistit me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha u ngushtua nga 30 në 21 vota.
Sipas kolegjit zgjedhjet për Rrogozhinën duhet të organizohen brenda 4 javëve në vijim. Përveç Rrogozhinës, Kolegji mori vendim edhe për ankimimin e “BF” për bashkinë e Belshit duke e rrëzuar kërkesën. (A2 Televizion)