Bardhi reagon ndaj vendimit të Kushtetueses për katet pa leje: Nuk i rezistoi presionit të Ramës dhe oligarkëve

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 17:09 | Politikë
Bardhi reagon ndaj vendimit të Kushtetueses për katet pa leje: Nuk i

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi vendimin e këshillit tyë Ministrave, duke rrëzuar kërkesën e opozitës. Bardhi thekson se nuk ka asnjë surprizë, pasi sipas tij vendimin e sotëm të Kushtetueses e ka shpallur Rama. Ai thotë se Gjykatat nuk i rezistoi presionit të kryeministrit dhe oligarkëve.

“Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/15/sekuestrimi-i-kateve-pa-leje-kushtetuesja-rrezon-opoziten-vkm-mbetet-ne-fuqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos