Opozita nis mbledhjen e firmave për kandidatët për Avokatin e Popullit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 12:38 | Politikë
Opozita nis mbledhjen e firmave për kandidatët për Avokatin e

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se deputetët e opozitës kanë nisur mbledhjen e firmave për kandidatët për Avokatin e Popullit.

Deri më tani janë depozituar në Kuvend 3 emra të mbështetur me firma, Erald Aga, Besim Ndregjoni dhe Edison Frangu.

Kujtojmë se disa muaj më parë, pas dështimit të negociatave politike për të zgjedhur Ledio Brahon në postin e Avokatit të Popullit, Kuvendi rinisi seancat dëgjimore.

Thirrjes së dytë iu përgjigjën 14 kandidatë të cilët paraqitën përpara deputetëve vizionin e tyre për drejtimin e institucionit.

Për të kaluar për votim në seancë plenare, një kandidaturë duhet të marrë mbështetjen e së paku 28 deputetëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos