Kolegu i Floyd dhe i vrasësit të tij: Ata të dy njiheshin dhe janë përballur disa herë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 15:29 | Bota

Pas vrasjes së amerikanit George Floyd në Mineapolis,  pothuajse menjëherë doli në pah që polici që e vrau duke e mbytur, Derek Chauvin, ishte një ish-kolegu i tij kur të dy punonin në një klub nate vite më parë.

Pronari i atij lokali, Maya Santamaria, gjithmonë ka deklaruar se nuk ishte i bindur se të dy personat njiheshin, por tani një ish-kolegu i tyre dëshmon të kundërtën.

George Floyd dhe Derek Chauvin

David Pinney, që në atë lokal ka punuar shkurtimisht, ka dhënë një intervistë për stacionin CBS në të cilën deklaron se jo vetëm që Floyd dhe Chauvin njiheshin mirë, por se ata disa herë ishin zënë, duke u kapur edhe fizikisht.

“Kjo vinte nga agresiviteti i tepruar i Chauvin me klientët e lokalit”, thotë Pinney. Chauvin ka punuar në atë lokal për 17 vjet, si punë të dytë nga ai i oficerit të policisë, dhe më së shumti rrinte jashtë lokalit, ndërkohë që Floyd punonte në ambientet e brendshme.

https://a2news.com/2020/06/10/miqte-dhe-familjaret-i-japin-lamtumiren-e-fundit-floyd-thirrje-per-reformim-te-policise/

Vrasja e George Floyd kanë shkaktuar një valë proteste në të gjithë vendin, por edhe në Europë, kundër metodave raciste të forcave të rendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos