Shefi i policisë së Nju Jorkut shpërthen kundër të gjithëve

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 12:53 | Bota
Shefi i policisë së Nju Jorkut shpërthen kundër të

Mike O'Meara, shef i Sindikatës së Policisë së Nju Jorkut, kritikoi ashpër trajtimin që po i bëhet policisë gjatë protestave për vdekjen e George Floyd.

“Boll na trajtuat si kafshë dhe kriminelë. Tregoni pak respekt për ne. Jemi lënë jashtë çdo diskutimi, kemi dalë të këqijtë e historisë dhe kjo është diçka shumë e shpifur. Po mundoheni që neve të na vijë turp nga profesioni ynë”, tha O’Meara.

Ai shtoi se askush nuk po flet për policët që janë vrarë në SHBA vetëm javën e kaluar.

“Ka pasur shumë vdekje të policëve. Ne nuk po justifikojmë atë që ndodhi në Mineapolis, ajo që bëri ai polic të bën për të vjellë, por nuk është mënyra se si sillen të gjithë policët. Ligjvënësit na kanë braktisur, media na nxjerr si të këqinj, por unë jam krenar që jam polic dhe do të jem krenar derisa të dal në pension. Kaq kisha për të thënë”, deklaroi O’Meara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos