Komandanti i Mariupolit, viktima e radhës ndër gjeneralët rusë

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 18:38 | Bota

Pas disa lajmeve nga pala ukrainase, sot ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga Rusia. Gjenerali Vladimir Frolov, zëvendëskomandant i Armatës së 8-të që prej javësh po rrethon qytetin port të Mariupolit duke e shkatërruar pothuajse totalisht atë, ka gjetur vdekjen në betejë.

Lajmin  e pohoi guvernatori i Shën Petersburgut, qyteti i origjinës se Frolov, ku është varrosur ditën e djeshme.

Frolov i shtohet listës gjithmonë e më të gjatë të oficerëve të lartë të Moskës që kanë gjetur vdekjen në vijën  e parë të konfliktit ukrainas, që sot shënon ditën e 53-të nga fillimi.

https://a2news.com/2022/03/21/gjenerali-amerikan-shpjegon-si-po-i-eliminojne-ukrainasit-gjeneralet-ruse/

Mungesa e një komandanti të përgjithshëm në fushëbetejë ka patur pasoja të rënda në fushatën e Rusisë kundër Ukrainës, deri pak ditë më parë kur Putin emëroi gjeneralin Aleksandr Dvornikov, i njohur edhe si “kasapi i Sirisë”.

Ushtarët ukrainas të ardhur nga gjithë vendet e botes, ndodhen në zonën industriale të Mariupolit ku ende përballen me forcat ruse

Mungesa e koordinimit dhe e një hierarkie të qartë midis gjeneralëve ka shkaktuar probleme të shumta, dhe shpesh herë i ka kushtua rrjetën disa prej figurave më të larta të ushtrisë, nder to gjeneralët Vitaly Gerasimov, Andrei Kolesnikov dhe Andrei Sukhovetsky, për të përmendur më të njohurit.

https://a2news.com/2022/04/17/rusia-urdheron-forcat-ukrainase-ne-mariupol-te-dorezohen/

Ndërkohë, pikërisht në Mariupol ku gjeti vdekjen gjenerali Frolov, situata duket ende e paqartë, me forcat ruse që deklarojnë se kanë kontrollin  e plotë të qytetit, përveç zonës industriale ku ende sipas tyre operon batalioni  Azov dhe mercenarë të huaj. Pikërisht rusët i kanë kërkuar rezistencës në Mariupol të dorëzohet, “përndryshe do të asgjësohen të gjithë”.

Ushtria ruse gjithsesi po përgatit sulmin e fundit në qytet, me anë të flotës që do të hyjë nga porti tashmë nën kontroll, duke siguruar një pikë të rëndësishme furnizimi, por edhe duke mundësuar lidhjen e zonës së Donbasit me Krimenë e pushtuar në 2014. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/29/gjymtimi-i-ushtrise-ruse-ne-shifra/

A2 CNN Livestream

Latest Videos