Policia spanjolle ka publikuar një video ku tregohet një anije peshkimi 20 metra me mbi 2.9 tonë kokainë, që mendohet se kushton më shumë se 50 milionë euro.
Policia e zyrës doganore arrestoi pesë anëtarë të ekuipazhit në anijen e peshkimit në Ishujt Kanarie më 13 prill. Kjo u deklarua në një njoftim të përbashkët të publikuar sot nga ministria e Brendshme e Spanjës dhe policia civile Guardia.
Anija Akt1 u ndalua nga roja bregdetare spanjolle në ujërat në jug të arkipelagut spanjoll dhe u shoqërua në Las Palmas në Gran Canaria të shtunën më 16 prill.
Pamjet video të publikuara nga policia tregojnë oficerët duke hequr thasët me kokainë të fshehur në rezervuarin e karburantit të anijes së peshkimit.
Gazeta lokale spanjolle El Dia kishte raportuar më herët se policia kishte sekuestruar të paktën dy tonë kokainë, që vlerësohet të kishte vlerën e rrugës prej 50 milionë eurove.
Njoftimi i përbashkët i policisë dhe zyraës doganore nuk ka specifikuar vlerën e drogës së sekuestruar. (A2 Televizion)



