Për sot s’ka korridore evakuimi, BE i dërgon Ukrainës 50 milionë euro ndihma humanitare

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 13:26 | Bota
Për sot s’ka korridore evakuimi, BE i dërgon Ukrainës 50

Bashkimi Europian do të ndajë një ndihmë humanitare prej 50 milionë eurosh për të mbështetur ata që janë prekur nga pushtimi rus në Ukrainë. Brukseli njoftoi se paketa përfshin 45 milionë euro për projektet humanitare në Ukrainë dhe 5 milionë euro për Moldavinë fqinje. Asnjëri nga vendet nuk është anëtar i BE-së.

Sipas deklaratës, fondet do të përdoren për të “adresuar nevojat më urgjente humanitare duke ofruar shërbime mjekësore emergjente, akses në ujë të pijshëm dhe higjienë të sigurt, strehim dhe mbrojtje, ndihmë në para dhe mbështetje kundër dhunës me bazë gjinore”.

Ndërkohë, civilët e bllokuar nga luftimet intensive në Ukrainën jugore dhe lindore nuk kanë asnjë mënyrë për të shpëtuar këtë të diel, pasi Kievi nuk ishte në gjendje të binte dakord për rrugët e evakuimit me Rusinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos