Turneu në Bullgari, dy çeçenë i dhurojnë Shqipërisë medalje ari në mundje

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 18:06 | Sporte të tjera
Turneu në Bullgari, dy çeçenë i dhurojnë

Dy mundës çeçenë që përfaqësojnë ngjyrat kuqezi, i dhurojnë Shqipërisë medalje ari. Ata janë Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov.

Arritja e shkëlqyer u regjistrua në turneun botëror DanKolov-Nikola, të zhvilluar në Bullgari. I pari që triumfoi ishte Abakarov. Ai u shpall fitues në stilin e lirë të peshës 61kg. Një triumf që erdhi pas pesë fitoreve, ku në finale mposhti indianin Kumar.

Kjo ishte medalja e dytë në harkun e pak javëve për 29-vjeçarin, i cili në të kaluarën ka përfaqësuar Rusinë.

Medalja e dytë e artë për Shqipërinë u fitua nga Islam Dudaev. Ai triumfoi përballë rivalit nga India, në finalen e peshës deri në 65 kg. Me këto paraqitje, Abakarov dhe Dudaev do të prezantohen si pretendentë në kampionatin Europian që do të zhvillohet në Hungari në muajin mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos