Sevilla ndal Barcelonën në La Liga

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 09:00 | Futboll
Sevilla ndal Barcelonën në La Liga

U mbyll në barazim 1-1 sfida kryesore e javës në La Liga, ajo mes Barcelonës dhe Sevilla-s.

Spektakli i golave nisi, por edhe përfundoi shumë shpejt, teksa një gol i Luk De Jong dhe më pas i baraspeshës nga Coutinho, fiksuan shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fund.

Si Barça ashtu edhe Sevilla ndajnë nga 7 pikë në renditjen që kryesohet nga Real Madrid. Galaktikët fituan edhe në transfertë kundër Levantes i frymëzuar sërish nga Vinisius Jr, që i dhuroi shumë shpejt avantazhin skuadrës me një harkim perfekt në zonën e rreptësisë.

Vulën  e fitores dhe të tri pikëve ndaj ekipit ku luan edhe talenti maqedonas me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, e vendosi bomberi Karim Benzema në minutën e fundit shtesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos