
Nis sot grumbullimi i ekipit Kombëtar shqiptar në prag të ndeshjeve të muajit tetor. Tekniku Edi Reja do të jetë në pritje të futbollistëve të cilët do të kenë dritën jeshile nga klubet e tyre për t’iu bashkuar përfaqësueses, e cila do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Shqipëria nuk do të ketë 5 futbollistë titullar, kapitenin Hysaj, sulmuesit Balaj, Sadiku, Cikalleshi e Roshi për këto përballje.
Kuqezinjve ndërkohë u janë bashkuar disa futbollistë të Kombëtares shpresa të tillë si Doka, Çokaj, Mersinaj Kallaku apo portieri i Bolonjas, Marko Molla.
Shqipëria luan një miqësore me Slloveninë këtë mërkurë dhe më pas udhëton drejt Kazakistanit dhe Lituanisë për dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve. (A2 Televizion)