Një ditë që nuk mund të harrohet thjeshtësisht kjo e sotmja në Premier League, ku dy ekipet më të njohura dhe më me shumë trofe në ishull kanë pësuar dy nga humbjet e tyre më turpëruese.
Fillimisht ishin “Red Devils” që humbitnin ndaj Tottenham-it të Jose Mourinho me rezultatin 1-6 në shtëpi, edhe pse pa spektatorë. Djemtë e norvegjezit Solskjaer ishin totalisht të pafuqishëm ndaj goditjeve të Kane dhe koreanit Son Hueung-Min.

Por surpriza më e madhe erdhi më vonë në Birmingham, ku Aston Villa shënoi rekordin e saj të golave nga viti 1995, kundër kampionëve në fuqi të Liverpool, duke e mundur me rezultatin pothuajse të pabesueshëm 7-2.
Ollie Watkins dhe Jack Graelish do ta mbajnë mend gjatë këtë ndeshje, ku secili prej tyre i shënoi një dygolësh ekipit të Jurgen Klopp, që doli në dizavantazh nga minuta 4 dhe nuk arriti ta ngrinte më kokën.
Liverpool nuk pësonte një humbje të tillë që nga viti 1963, një 7-2, pikërisht nga ai Tottenham që sot feston triumfin ndaj Manchester United. (A2 Televizion)