Kombëtarja nuk mposht dot Gjeorgjinë, por fiton Asllanin

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 19:58 | Futboll

Kombëtarja shqiptare nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim pa gola në takimin miqësore ndaj kombëtares së Gjeorgjisë të zhvilluar në Air Albania.

Pas humbjes 2-1 në Spanjë, kuqezinjtë e dominuan Gjeorgjinë në miqësoren e dytë brenda 3 ditëve, por nuk arritën të ishin të qartë para portës.

Edhe pse pritej shumë në këtë ndeshje nga Armando Broja, sulmuesi 20-vjeçar u aktivizua vetëm në pjesën e parë, duke mos pasur asnjë mundësi të mirë për shënim.

Në pjesën e dytë, Reja e mbështeti lojën tek Asllani, i cili duket se e ka të ardhmen të sigurt jo vetëm te Kombëtarja, por edhe një karrierë të ndritur. Vrapoi shumë, goditi në portë, por nuk mundi të shënojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos