
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit, në prag të ndeshjes së Nations League ndaj vendasve.
Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja, i cili e festoi ditëlindjen në fushë duke stërvitur ekipin, kuqezinjtë zbarkuan në qendrën stërvitore të klubit FC Kairat, ku zhvilluan seancën e radhës.
Lojtarët kanë bërë më shumë ushtrime me topin dhe pak ngarkesë fizike.
Gjendja e skuadrës është e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen e së dielës.
Programi i kuqezinjve vazhdon me stërvitjen zyrtare para ndeshjes, që do të zhvillohet pasditen e së shtunës. (A2 Televizion)