
Zlatan Ibrahimovic ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.
Me anë të një Twitter-i në italisht, sulmuesi suedez i Milanit shkroi: “I shëruar! Autoritetet shëndetësore janë të paralajmëruara, karantina mbaroi”.
Një i shëruar, por edhe një i infektuar për kuqezinjtë. Qendërmbrojtësi Matteo Gabbia është shtuar në listën e pozitivëve me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur Federata Italiane e Futbollit. Gabbia ishte i grumbulluar me U-21 për ndeshjen ndaj Islandës. (A2 Televizion)