Shkon në 5 numri i lojtarëve të infektuar me Covid-19 tek Interi

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 12:17 | Futboll
Shkon në 5 numri i lojtarëve të infektuar me Covid-19 tek Interi

Koronavirusi ka “mbërthyer” futbollin italian. Pas rasteve të shumta te skuadra e Genoa-s, dy lojtarëve te Milanit, po ashtu te Napoli, tashmë është skuadra e Interit dhe lojtarët e grumbulluar me Shpresat e Italisë, që janë goditur nga Covid-19.

Pas Bastonit e Skriniar, mëngjesin e së premtes, janë konfirmuar sërish pozitivë Gagliardini e Nainggolan, ndërsa është infektuar edhe portieri rumun e skuadrës zikaltër.

Këto raste të reja te skuadra e Interit e kanë vënë seriozisht në pikëpyetje zhvillimin e derbit të Milanit, i cili është parashikuar të zhvillohet, më 17 tetor.

Ndërkohë, Federata Italiane e Futbollit ka njoftuar se edhe 2 lojtarë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitivë tek ekipi i 21-vjeçarëve të Italisë, i cili është i grumbulluar në Reykjavik, ku ditën e sotme është parashikuar të luhet ndeshja me Islandën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos