Tifozët kuqezi dhurojnë spektakël në “Air Albania”, Shqipëria dominon në fushë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 21:29 | Futboll

Shqipëria e teknikut Sylvinho prej orës 20:45 po luan në impiantin “Air Albania” sfidën e dytë në kualifikueset për Europianin e vitit 2024, me synimin e vetëm fitoren përballë Moldavisë, për të marrë 3 pikët e para në Grupin E.

Kuqezinjtë janë rreshtuar në formacionin 4-3-3 dhe deri në minutat që flasim kanë qenë dominues në fushë me 67% të kontrollit të topit dhe 7 goditje në portë, ndërsa shtylla i mohoi golin Sokol Cikalleshit.

Përveç performancës së mirë të kuqezinjve në fushë, spektakël të vërtetë po dhurojnë në tribuna tifozët e kombëtares, të cilët kanë blerë çdo biletë që FSHF kishte nxjerrë në shitje.

Me flamuj dhe simbole kombëtare në duar, tifozët kanë krijuar një atmosferë elektrizuese duke motivuar edhe më tepër djemtë e Sylvinho për arritjen e objektivit, që është fitorja.

Në stadium nuk mungon as një tifoz special si kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda Rama dhe i biri, Zaho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos