
Kombëtarja shqiptare zhvilloi stërvitjen e parë në tokën franceze përpara ndeshjes me kampionët e botës, e cila është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.
Kontingjenti në dispozicion të trajnerit Edy Reja është i plotë, edhe pse mbetet për t’u vlerësuar deri në fund gjendja e Memushajt, Veselit, por edhe Cikalleshit dhe Rei Manajt, të cilët po punojnë me pjesën tjetër të grupit.
Shqipëria, këtë të premte, do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në “Parc des Princes”, ndërkohë më parë trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp. (A2 Televizion)