Kombëtarja U21 shkatërrohet nga Austria

Nga A2 CNN
9 Shtator 2019, 18:13 | Futboll
Kombëtarja U21 shkatërrohet nga Austria

Kombëtarja e futbollit U21 është mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Austrisë në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Europianit 2021 të kësaj grupmoshe.

Skuadra e Bushit e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sfidë, duke pësuar 2 gola për 2 minuta (6’ dhe 8’).

Austriakët realizuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë.

Pas 4 ndeshjeve, Shqipëria U21 ka arritur të grumbullojë vetëm 2 pikë, duke lënë pas vetëm Andorrën në grupin 3.

Këtë grup e kryesojnë Austria dhe Kosova me nga 6 pikë dhe me dy ndeshje më pak sesa kuqezinjtë. Më pas renditen Turqia (4 pikë) dhe Anglia (3). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos