Komedia “Certifikata e Martesës'', një thirrje për familjen si institucion

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 15:38 | Aktualitet
Komedia “Certifikata e Martesës'', një thirrje

Një certifikatë e munguar martese, që rrezikon të shkatërrojë një çift që është bashkë prej 30 vitesh.

Batuta, të qeshura dhe në fund mesazhi që dashuria triumfon pavarësisht tallazeve të jetës që kalon një çift.

Është në qendër një familje, që ne mund ta njohim e kemi shumë pranë, por njëkohësisht edhe personazhet dhe situatat na duken mjaft familjare dhe të ngjashme”, thotë regjisorja Driada Dervishi.

Në kohët që po kalojmë, institucioni i martesës është në krizë, por sipas aktorit Gentian Zenelaj çdo situatë e vështirë kalohet në momentin kur ekziston dashuria mes çiftit.

 “Jam i bindur që nuk do të mbetet artdashës durrsak që nuk do të gjejë dy – tre histori të jetës së vet në këtë shfaqje. Kjo komedi është “Pallati 176” i Izraelit”, thotë aktori Gentian Zenelaj.

Të vlerësuara në festivalin teatror “Apollon” me çmimet “Aktorja më e mirë protagoniste” dhe “Aktorja më e mirë jo protagoniste”, për Olta Dakun dhe Mimoza Marjanakun kjo premierë në Durrës mbart emocione të veçanta.

 “Për mua të jem në këtë skenë është sikur të jem në shtëpi. Kam pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme me “Shirli Valentinën” dhe jam shumë e lumtur që jam prapë këtu”, thotë aktorja Daku.

 “Certifikata e Martesës” u përcoll katër mbrëmje në Teatrin e Durrësit, por do të vijojë rrugëtimin e saj artistik edhe në skena te tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos