Komediania që imiton të famshmit godet sërish me fotot e reja

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 13:27 | Lifestyle

Komediania nga Australia, e cila u bë e famshme me rikrijimin e pozave të personazheve të njohura si Kim Kardashian apo Rita Ora ka sjellë një set të ri fotosh parodie për të argëtuar fansat e saj.

Aktorja 38 vjeçare, Celeste Barber, që tashmë numëron mbi 7 milionë ndjekës në Instagram e ka kaluar periudhën e karantinës për të imituar fotot virale të shumë yje të muzikës e kinematografisë sipas mënyrës së saj.

Mes personazheve që Barber ka imituar në mënyrë gazmore janë Kylie Jenner, Rita Ora dhe Rihanna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos