
Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi përmes një postimi në Twitter konfirmoi se kuadri i punës përgatitore për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të kryhet në muajin e qershorit.
“Konfirmova sot se kuadri i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të kryhen në qershor, kurse raportet vjetore do të vijnë në vjeshtë, kështu që ka ende kohë për reforma të mëtejshme, dhe parashikimi më i thjeshtë për shkak të COVID-19. Momenti pozitiv për zgjerimin po vijon”, thuhet në postimin e komisionerit.
Varhelyi i referohet fazës përgatitore që më vonë çon në tryezën e parë ndërqeveritare. (A2 Televizion)