
Pa ndryshime ligjore çdo komision hetimor do të ngelet një mekanizëm që palët e përdorin për debat politik dhe nuk i shërben interesit publik. Këtë qëndrim mban kryetarja e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka në Intervistën me Merita Haklajn në A2 CNN, Sipas saj grupi është ngritur prej një muaji por nuk është plotësuar me anëtarë të opozitës.
“Vlerësuam që kemi nevojë për ndryshimin e ligjeve për çështjet hetimore u tha që do të duhej të krijonim një grup pune për adresimin e ndryshimeve ligjore për komisionet hetimore. ai grup është ngritur por nuk është plotësuar me anëtarë të opozitës. Ka më shumë se një muaj që është ngritur. Kom hetimore është mirë t’i bëjmë edhe me bazën e re ligjore. Qëndrimi ynë ka qenë i njëjtë që duhet ndryshuar ligji, pastaj të ngrihet komisioni hetimor. Nuk u vendos, por thjesht u tha”.
Bushka u shpreh se ligji për komisionet hetimore në Shqipëri është i vjetër dhe nuk është realist.
“Është ligji më i vjetër që kemi. Ne ende themi byroja e kuvendit, kur nuk kemi më byro. Jemi në shtrat ligjor që nuk është më realist”.
Nga ana tjetër, ajo thekson se janë konstatuar firma të kolegëve të opozitës q ëkanë këkruar ngritjen e komisionit hetimor për çështjen Mc Gonigal, që dyshohet se nuk janë të vërteta
“Dhe ky është një kriter formal juridik, se një firmë e vë në lëvizje kuvendin. Kjo situatë do të duhet të verifikohet në komisionin e etikës dhe kemi vendosur të thërresim kolegët të pyeten për qëndrimin që kanë dhe do të bëjmë një ekspertim grafik”.
Nëse vërtetohen firmat e deputetëve të opozitës, Bushka tha se diskutimi për këtë çështje do të vazhdojë atje ku është lënë, por ajo i mëshon qëndrimit të ndryshimeve ligjore, pasi sipas saj këto komisione kanë dështuar të zbatojnë rregullat.
“Pa ndryshimet ligjore, çdo komision hetimor do të ngelet një mekanizëm që palët e përdorin për debat politik dhe nuk i shërben interesit publik. Ne komisionet hetimore ne kemi dështuar ët zbatojmë rregullat e kom hetimore siç i bën gjithë bota. Ne bëjmë një gjyq publik. Kushtetuta i parashikon këto mekanizma që duhet të zbatojnë parimet e ndarjes e balancimit të pushteteve nuk mundet kuvendi të kthehet në hetuesi. Nuk ndodh në asnjë vend të botës kjo që ndodh në Shqipëri. Por kur flet në një kom hetimor parlamentar duhet të jesh i kujdesshëm ku është caku. Pa u bërë një ligj i ri, çdo komision do jetë një show. Dhe ky është mendimi im personal”. (A2 Televizion)