Berisha nga Kavaja: PD po përjeton kalvare si asnjë parti tjetër në Europë, Rama po kryen gjenocid

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 18:54 | Politikë
Berisha nga Kavaja: PD po përjeton kalvare si asnjë parti tjetër

Nga Kavaja, ku ishte i pranishëm në mbështetje të kandidatit Fisnik Qoska, lideri i grupimit demokrat të Rithemelimit, Sali Berisha, ka akuzuar Ramën dhe faktorë ndërkombëtarë për manovra që e si objektiv ka patur asgjësimin e PD-së.

“Vitet e fundit PD-ja përjetoi skenare dhe kalvare si asnjë forcë tjetër politike në Europë dhe botë në vendet e lira. Përjetoi skenarin ogurzi të Edi Ramës, mafias shqiptare, mafias ndërkombëtare të asgjësimit të saj. Të gjitha këto, se këta mafiozë shqiptarë, amerikanë e çfarëdolloj kombi ishin, kishin vetëm një qëllim; pushtetin e Edi Ramës ta forconim me të gjitha mjetet në mënyrë që këtu të bashkësundonin me të”, deklaroi ai.

Berisha vijoi duke thënë se “në një hark kohor 2 vjeçar u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, kurse ne u dëshmuam të pamposhtur. Jo se ne jemi mbinjerëzor, ne jemi tokësor dhe vdekatar si të gjithë të tjerët, por ne njësoj si kavajasit në vitet 1990, besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, i kemi ideale dhe nuk i lëshojmë ato”.

Ish kryeministri përdori një term të fortë ndaj Edi Rames, i akuzuar nga ai për gjenocid. “Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në kuptimin e nenit 3 të Konventës së OKB-së, mbi gjenocidin. Ky nen thotë; krijimi i kushteve të llogaritura për të larguar njerëzit nga vendi ku banojnë është akt gjenocidal”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos